Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në vendin tonë, ku u votua për zgjedhjen e parlamentit të ri. Tashmë qendrat e numërimit të votave janë bërë gati në pritje të kutive për të nisur procesin e numërimit.

 

Procesi i numërimit të votave në bashkinë e parë në vend, ka nisur ku është përfunduar numërimi i kutive në tre qendrat e para të votimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 17 vota; në qendrën e dytë PS ka siguruar 159 vota, kundrejt PD me 68 vota dhe LSI me 9 vota, ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 245 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.

 

Ndërsa në fshatin Goricë e Vogël, përkatësisht qendra e katërt e votimit, PS kryeson me 88 vota, PD me 43 kurse LSI me 8 vota. Numërimi ka përfunduar edhe në qendrën e pestë të votimit, në Diellas, me rezultatin PS 94 vota, PD 47, LSI 22; dhe në qendrën e gjashtë, Gollomboc, me PS 34 vota, PD 40 vota dhe LSI 7 vota.
Mësohet se në Pustec janë 7 qendra votimi, që po numërohen nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ka nisur procesi i numërimit të votave në Qarkun në Bashkinë e Memaliajt, të Konispolit, Devollit dhe Roskovecit.