Vjosa Osmani dështon në raundin e parë, merr vetëm 69 vota

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vjosa Osmani dështon në raundin e parë, merr vetëm 69 vota

Në Kuvendin e Kosovës ka përfunduar raundi i parë i votimit për president të vendit, ku në garë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Në seancë ku janë të pranishëm 84 deputetë, në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë, duke bërë që të vazhdohet me raundin e dytë të votimit, pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë 81 votat e nevojshme.

Sipas Kushtetutës, në rast se njëri kandidat nuk merr 81 vota për, në raundin e tretë mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë të votave prej 61 sosh.

Pas zhvillimit të numërimit të fshehtë, Osmani ka marrë 69 vota, ndërsa 12 vota kanë rezultuar të pavlefshme. Nasuf Bejtja mori zero vota.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy