Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për shfuqizimin e vendimit për marrjen e masave mbrojtëse antidamping për mbrojtjen e industrisë së materialit ndërtimor që kishte marrë ai derisa ishte në krye të ekzekutivit.

Haradinaj e ka quajtur këtë vazhdimësi të mashtrimit të Kurtit.

“Mashtrimi vazhdon! Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendorë nga prodhimet serbe”.

“Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendorë të Kosovës. Mjaft mashtrimit!”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";