Kërkesat e Kurtit, Haradinaj: E habitshme pse njohja e Kosovës s’është prioritet i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkesat e Kurtit, Haradinaj: E habitshme pse njohja e Kosovës s’është prioritet i tij

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si dështim Albin Kirtin dhe kërkesat e tij në diskutimet për dialogun me Serbinë në Bruksel.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shprehet se është e habitshme që njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij.

“Dështim i plotë i Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut.

Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit.

Advertisement

Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit.

Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin,” shkruan Haradinaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy