Dy zyrtarë janë vënë në pranga, ndërsa 3 të tjerë janë proceduar penalisht. Zyrtarët e zonave të Mbrojtura në Vlorë janë arrestuar, pasi kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar hedhjen e inerteve në zonat e mbrojtura në Butrint, te Pema e Thatë e te Laguna.

 

“Ç. A., 62 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor në ARZM, Vlorë, që mbulon  zonën e Butrintit;

-S. Xh., 37 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë specialist në ARZM Vlorë që mbulon Ksamilin”, njofton policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Zyrtarët kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, sepse në zonat e Pemës së Thatë, Lagunës dhe në liqenin e Butrintit, kanë lejuar ushtrimin e aktiviteteve më kundërshtim me ligjin, dhe për pasojë kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.