Emrat-Ndërtime pa leje në Sarandë dhe Ksamil/ 4 zyrtarë në pranga për korrupsion, një në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emrat-Ndërtime pa leje në Sarandë dhe Ksamil/ 4 zyrtarë në pranga për korrupsion, një në kërkim

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “HESHTJA 2”.

 

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

 

Advertisement

Si rezultat i këtij operacioni, është bërë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve pa leje, në Sarandë dhe Ksamil, si dhe janë ekzekutuar masat e sigurisë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj 4 shtetasve:

Andri Dhima., 34 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë ish-drejtor i ASHK Sarandë;

Vasil Lango, 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, pranë ASHK Sarandë;

Saimir Braho, 32 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë;

Advertisement

Erliton Ymeri, 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë.

 

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasja K. S., 34 vjeçe, lindur në Sarandë dhe banuese në Bolonja, Itali, me detyrë ish-drejtoreshë e ASHK Sarandë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Saradës dhe të Ksamilit.

 

Advertisement

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy