Avokati I 30-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij 26-vjeçare në Folegandros të Greqisë, do të kërkojë një ekspertizë mjekësorë për klientin e tij duke pretenduar se ai vuan nga probleme mendore për të cilat merrte trajtim mjekësor të cilin e kishte ndërprerë kohët e fundit.

Ai tha se ka dokumente që e provojnë këtë gjë duke treguar se ai ishte mjekuar rregullisht për një kohë të gjatë.

Ndër të tjera, avokati tha se prindërit e autorit janë gjithashtu në ishull, të shkatërruar dhe kurrë nuk e kanë pritur që fëmija i tyre të arrijë këtë veprim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";