Hodhi nga shkëmbi të dashurën, 30-vjeçari mesazh familjarëve të viktimës: Ngushëllime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hodhi nga shkëmbi të dashurën, 30-vjeçari mesazh familjarëve të viktimës: Ngushëllime

30-vjeçari i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij 26-vjeçare në Folegandros të Greqisë do të dalë të enjten përsëri përpara hetuesve për të dëshmuar.

I akuzuari për vrasje me paramendim të Garyfallia Psarakou, kërkoi dhe mori një afat nga nëpunësi i gjykatës, në mënyrë që të përgatisë linjën e tij të mbrojtjes me avokatin Giannis Vlachos.

Sipas medias lokale naxostimes.gr, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve kur  hyri në automjetin e patrullës së policisë për t’u transportuar përsëri në qendrën e paraburgimit, 30-vjeçari tha “ngushëllime dhe forcë për familjen e Garyfallia”.

30-vjeçari u arrestua për krimin një ditë pasi trupi i 26-vjeçarit u gjet në det dhe pranoi vrasjen. Sipas hetimeve i riu pas grindjes me të dashurën e shtyu atë dhe e hodhi nga shkëmbinjtë në det.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy