Mik me të shumëkërkuarin Talo Çela/ Kush është 38 vjeçari që kapi RENEA për pengmarrjen e sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mik me të shumëkërkuarin Talo Çela/ Kush është 38 vjeçari që kapi RENEA për pengmarrjen e sotme

Dalin të tjera detaje mbi pengmarrjen e dy personave në Peqin këtë të shtunë.

Bëhet e ditur se përfshirja e RENEA-s, në operacion kishte të bënte me rëndësinë e emrit që do të prangosej.

Ai është 38 vjecari  Seit Manahasa, emër i njohur për policinë, pasi ai dhe babai i tij, Albert Manahasa, janë arrestuar një vit më parë si të dyshuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan.

Ata u prangosën  në atë kohë ë biznesin e tyre në Peqin, një mobileri, ku  u gjet një pistolete që u tha se ishte përdorur në vrasjen e Ramazanit

Advertisement

Mirëpo pavarësisht akuzave  të forta dhe mbajtjes në paraburgim, bab e bir u lanë të lirë pasi policia bëri të ditur se armën në biznesin e tyre e kishte hedhur një person i paidentifikuar.

Seit Manahasa njihet edhe për miqësinë e tij me të shumëkërkuarin Talo Çela, i cili akuzohet për grabitjen e 5 milionë eurove në Rinas dhe për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale. Talos Celës I kanë vrare vellain në një atentat disa kohe më parë duke pirë kafe në lokal.

Këtë të shtunë bashkëpunim me shtetasin K.M, 38 vjecari Seit Hasa i ka hequr lirinë për disa orë shtetasit G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë kanë marrë 12.000 lekë, e duke I shantazhuar që ti japin edhe 20 mijë euro të tjera.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy