Rama paralajmëron “spastrime” brenda PS: Kush nuk kapi objektivin do të…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama paralajmëron “spastrime” brenda PS: Kush nuk kapi objektivin do të…

Kryeministri Rama paralajmëroi ndryshime të konsiderueshme brenda radhëve të niveleve drejtuese te PS por edhe te qeverisë.

Ky reflektim pas rezultateve që prodhoi për cdo dege të PS, procesi I zgjedhjeve parlamentare do të japë efekte edhe tek strukturat drejtuese por edhe qeveria e re dhe në funksion të kësaj është edhe mbledhja e Kongresit të jashtëzakonshëm në datën 12 qershor.

Ne fjalën e tij para deputeteve te vjeter dhe të rinj, Rama tha se kush nuk e ka arritur objekivin duhet tia lërë vendin dikujt tjetër.

 

Advertisement

Mesazhi im i parë për të gjithë familjen politike është që të jemi gati për fitoren e radhës. Jemi gati për të analizuar në çdo aspekt mandatin e dytë në ndeshjen e sapo përfunduar në mënyrë që të ndërhyjmë më tej, për të reformuar më tej Shqipërinë dhe Partinë Socialiste. Nga ana tjetër duhet të rirreshtojmë rezultatet. Kush e nuk e ka arritur objektivin duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër, do t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Kush nuk ia ka zbardhur faqen kësaj partie, do t’ia lërë vendin dikujt tjetër. 12 qershori është dita e duhur për të thirrur Kongresin e jashtëzakonshëm, PS-ja bën 30 vjeç. Më të dalluarit do të futen në ndeshjen që sapo kemi filluar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy