Nimani shfajëson efektivin e RENEA-s: Nuk e dinte që i futa kokainë në bagazh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nimani shfajëson efektivin e RENEA-s: Nuk e dinte që i futa kokainë në bagazh

Dede Nimani., një nga personat e arrestuar pak ditë më parë në zonën e Ndroqit me 1 kg kokaine, ka justifikuar efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçi.

Ky I fundit ishte një nga të prangosurit gjate operacionit të policisë, pasi makina ku ishte fshehur kokaina, I përkiste pikërisht të policit të forcave speciale.

Në dëshminë e tij para togave të zeza, Dede Nimani ( I dënuar edhe më parë për trafik droge), tha se  kushtet e rënda familjare e kishin detyruar të merrej sërish me këtë punë, ndonëse kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu.

Nimani tha se kokainen e bleu në Durrës e se I hipi rastësisht një makine ( që drejtohet nga efektivi Xhuljo Liçi), në zonën e Plepave, për të mbërritur në Tiranë.

Advertisement

Ai shtoi se as emrin nuk ia kishte mësuar shoferit të taksise ku hipi. Ai thotë se përgjegjësia për drogën është vetëm e tij dhe aspak e dy të arrestuarve të tjerë, Luan Gaci dhe efektivi Xhuljo Lici.

 

Më poshtë dëshmia e plotë e Dedë Nimanit.

 

Advertisement

Per arsye ekonomike dhe situates shendetesore times dhe te familjes time ne pamundesi te cdo lloj menyre tjeter te jeteses kam qene i interesuar te shes droge per te jetuar.Per kete arsye dhe pasi jam interesuar kam mesuar se ne zonen e Plepave ne Durres eshte nje person qe shet droge.Kam marre si taksi nje te njohurin tim qe quhet Luan te cilit nuk i kam treguar arsyen e vertet dhe se bashku kemi shkuar deri ne Plepa.Nuk desha qe ai te dinte se ku e marr drogen dhe as ke takoj,per kete arsye i kam thene Luanit nisu dhe me prit rruges se Ndroqit.Pasi e kam ble drogen kam dale ne rruge dhe qe te mos bie ne sy,kam ecur ne kembe per nje fare kohe derisa ka ardhur nje makine te ciles i kam bere shenje dhe ka ndaluar.Kam hipur ne kete makine,pakon e droges e vura ne bagazh sepse kisha frike se bie ere dhe nuk desha qe shoferi i makines te kishte dyshime.Ne rruge kur kam pare makinen e Luanit te ndaluar i kam thene ketij shoferit te rastit te ndalonte pasi nga aty deri ne Tirane do te vija me Luanin.Ne momentin qe kam ndaluar shoferi ka hapur bagazhin te me jepte pakon time pa e ditur se cfr ka ne te nderkohe ka ndehyre policia dhe na ka arrestuar te gjitheve.Dua te deklaroj me pergjegjesi se as Luani dhe as shoferi te cilit nuk ja mesova dot emrin nuk kanë patur dijeni per lenden narkotike .Gjithe pergjegjesia eshte e imja dhe ju kerkoj ndjese Luanit dhe ketij shoferit qe ndaloj te me bente nder per situaten e krijuar!Kerkoj meshiren edhe te organit procedues por e kam bere sa me siper nisur nga veshtiresite ekonomike dhe shendetesore te familjes time!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy