Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka reaguar pas shpalljes së rezultatit final, ku fitues doli kandidati i PS Gledian Llatja.

 

Boçi në një reagim në rrjetin social ka falenderuar të gjithë ata që e kanë votuar, por nuk i ka kursyer akuzat duke thënë se procesi ka pasur problematika.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin  tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod, thekson Boçi në reagimin e tij.

 

Me mirënjohje dua të falenderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dua të falenderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin.

 

Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite.

 

E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin  tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të!