Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi deklaroi se Arjan Salën, 33-vjeçari që humbi jetën mes flakëve në magazinën e një qendre tregtare, duke shpëtuar mbi 20 jetë njerëzish, do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Titulli i është propozuar Komisionit Qëndror të Statusit nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në “Facebook”, Koçi nënvizoi se pritet përfundimi i shpejtë i ekspertizës ligjore dhe propozimi i Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm.

“Komisioni Qendror i Statusit ‘Dëshmori i Atdheut’ me porosi të Kryeministrit ne gatishmëri për t’i dhënë titullin “Dëshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala. Presim përfundimin e shpejtë të ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm. Humbja e jetës së Arjan Salës, përveçse na shkakton dhimbje të papërshkrueshme si për një bir e vëlla, nga ana tjetër dëshmon se Shqipëria që ka djem heronj si Arjani që sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetët e të tjerëve, do të bëhet! Janë gjallë bilbilenjtë!”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";