Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 13 vite burg për vëllanë e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Ky i fundit ka ankimuar vendimin, por pa sukses.

 

Ndoka në bashkëpunim me persona të tjerë janë nën akuzë për tjetërsim pronash në zonën e plazhit të Shengjinit, konkretisht” Rana e Hedhur”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më datë 10.10.2022, shqyrtoi kërkesën e regjistruar me nr. 137 akti, datë 28.07.2022, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi Gj.N., ndaj vendimit nr. 207, datë 29.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: “1.Bashkimin e dënimit penal të dhënë me vendimin nr. 09, datë 01.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lënë në fuqi me vendimin nr. 18, datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me dënimin penal të caktuar me vendimin nr. 12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të ndryshuar me vendimin nr. 23, datë 15.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke i caktuar të dënuarit Gj. (Xh.) N., i biri i {…} dhe {…}, i datëlindjes {…}, lindur në {…}, një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim, vuajtja e të cilit të fillojë nga dita e arrestimit datë 21.10.2018 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.”

 

Sa më lart, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 207, datë 29.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.