Apeli i GJKKO-së jep vendimin mbi pasuritë e konfiskuara të vëllait të deputetit të PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apeli i GJKKO-së jep vendimin mbi pasuritë e konfiskuara të vëllait të deputetit të PD

Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të Gazmend Mahmutajt, vëllait të deputetit të PD

 

Pasuritë e Gazmend Mahmutaj, vëllait të deputetit të Partisë Demokratike nga sot do të kalojnë përfundimisht shtetit.

 

Advertisement

Më kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme vendosi konfiskimin e 25 pasurive të familjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kasem Mahmutajt, për shkak të vëllait të deputetit, Gazment Mahmutaj, i cili ka qenë subjekt i OFL-së.

 

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 82 akti, datë 27.04.2022 regjistrimi, mbi ankimin e subjektit G.M. dhe personave të afërm, lidhur me “Kundërshtimin e vendimit nr. 11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi konfiskimin e disa pasurive”, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy