Policia e Tiranës ka arrestuar një 21 vjeçar të identifikuar si Ergest Beqiraj, i cili u kap me një pistoletë “Beretta” pa leje me vete.

 

Blutë bëjnë me dije se i riu është arrestuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë që prangat i janë vënë edhe shokut të tij 31 vjeçari Indrit Prençi për moskallëzim krimi.

 

Tiranë

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Beretta”. 

 

Operacioni, nga Forca e Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 21-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

 

Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.  

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Beretta”.    

 

Si rezultat i këtij operacioni u arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

 

Gjithashtu u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi I. P., 31 vjeç, banues në Vorë, i cili shoqëronte shtetasin E. B.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.