Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Kapshticë, pasi është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Markel Jani, 36 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 20.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";