Kapet 20 vjeçari, ishte dënuar me 3 vite e 7 muaj burg pasi kreu marrëdhenie seksuale me një 12-vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapet 20 vjeçari, ishte dënuar me 3 vite e 7 muaj burg pasi kreu marrëdhenie seksuale me një 12-vjeçare

Policia  e Durrësit ka arrestuar shtetasin Klendi Xhura, 20 vjeç i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 3 vite e 7 muaj burgim për veprën penale “marrëdhënie seksuale për të mitur”, pasi në vitin 2019, ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare.

 

Njoftim i plotë i Policisë:

Durrës

Advertisement

Vihen në prangat e Policisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit:

Klendi Xhura, 20 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet, 7 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi në vitin 2019 e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase të mitur 12 vjeçe.

I.M., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Propozimi për shpërblime që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, shtetasin H. K., 20 vjeç, pasi ka tentuar t’i japë punonjësit të Policisë, 2.000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative për parkim të gabuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy