Henerik Boba alias Ermal Hitaj, 39 vjeç është arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

39-vjeçari është dënuar me mbi 7 vite burgim në Itali për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Aktualisht pritet ekstradimi i tij për në Itali, atje ku pritet të vuaj dënimin e mbetur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Part of”. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë operacionit, në lagjen “10 Korriku”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Henerik Boba alias Ermal Hitaj, 39 vjeç.

Gjykata e Firences e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë”, njofton policia.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";