Pjesë e një organizate kriminale/ Arrestohet 40 vjeçari nga Tirana, i dënuar me 6 vite burg në Itali (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pjesë e një organizate kriminale/ Arrestohet 40 vjeçari nga Tirana, i dënuar me 6 vite burg në Itali (EMRI)

Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Beqiri është dënuar me 6 vite e 10 muaj burg në Torino të Italisë  për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

 

Advertisement

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në shtetin fqinj.

 

Tiranë

 

Advertisement

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Torino”.

 

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

 

Advertisement

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Torino”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

 

Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Tiranë.

 

Advertisement

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy