Ishte dënuar me 5 vite burg/ Arrestohet 27-vjeçarja nga Tirana (Emri)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ishte dënuar me 5 vite burg/ Arrestohet 27-vjeçarja nga Tirana (Emri)

Policia e Tiranës ka arrestuar Monika Shaqirin, 27-vjeçe pasi ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Alpelit Korçë.

 

Shaqiri është shpallur fajtore për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

 

Advertisement

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sunday”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3.

Vihet në pranga 1 shtetase e shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Advertisement

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sunday”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetases:

– Monika Shaqiri, 27 vjeçe, banues në Tiranë.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 04.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy