Arrestohet në Rinas 55-vjeçari/ Ishte shpallur në kërkim, gjykata e dënoi me 6 vite burg (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet në Rinas 55-vjeçari/ Ishte shpallur në kërkim, gjykata e dënoi me 6 vite burg (EMRI)

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për veprën penale ‘Mashtrimi’ me pasoja të rënda.

 

Mësohet se Vasil Prifti, banues në kryeqytet dhe rezident në SHBA, është kapur nga policia në Rinas. 55-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 vite burg. Prifti ka shitur një apartament banimi duke përdorur një certifikatë të falsifikuar.

 

Advertisement

“Vijon puna për kapjen e personave në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Vasil Prifti, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në SHBA. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda. Shtetasi Vasil Prifti, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur një apartament banimi, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar” , njofton policia

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy