I dënuar me 6 vite burg dhe i shpallur në kërkim, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I dënuar me 6 vite burg dhe i shpallur në kërkim, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Kapshticë, pasi është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Markel Jani, 36 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 20.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy