I dënuar në Itali me 25 vite burg/ Arrestohet në Durrës 55 vjeçari (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I dënuar në Itali me 25 vite burg/ Arrestohet në Durrës 55 vjeçari (EMRI)

Policia e Durrësitka arrestuar 55 vjeçarin Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas dënimit në Itali me 25 vjet e 8 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Policia bën me dije se arrestimi i 55 vjeçt u bë me qëllim ekstradimin në Itali.

 

Advertisement

Durrës/Finalizohet nga DVP Durrës dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Koordinatat”.

 

I dënuar në Itali, me 25 vjet e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Durrës dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin, 55-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht.

 

Advertisement

Në vijim të punës për kapjen e personave të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinatat”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

 

-Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç, banues në lagjen nr., 13 Durrës, pasi autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali, pas dhënies së vendimit për dënimin e 55-vjeçarit me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy