Një sasi prej 5 kg kanabis është kapur nga policia e Lezhës. Sasia e lëndës narkotike është gjetur në bagazhin e një automjet me drejtues një 19-vjeçar.

 

Ky i fundit është vënë në pranga, ndërsa automjeti dhe celulari i janë konfiskuar si provë materiale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e automjetit që drejtonte 19-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një qese të mbushur me rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me celularë të të arrestuarit”, thuhet në njoftim.

 

19-vjeçari akuzohet për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";