Kanabis dhe vaj e grirëse hashashi në banesë/ Arrestohet 39 vjeçari në Fier

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kanabis dhe vaj e grirëse hashashi në banesë/ Arrestohet 39 vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar 39 vjeçarin Endrit Ibrahimi.

 

Këtij të fundit, policia i gjeti dhe sekuestroi disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, doza me lëndë të dyshuar cannabis, një sasi vaji hashashi, një grirëse hashashi dhe një sasi parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

 

Advertisement

Njoftimi i policisë:

 

Finalizohet pas një hetimi trejavor, operacioni policor i koduar “Garden”.   

 

Advertisement

Vihet në pranga një shtetas që ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

 

Sekuestrohen doza kokaine, doza kanabisi, vaj hashashi, një grirëse hashashi dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

 

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier dhe Sektorin Operacional të DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune hetimore trejavore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Garden”.

 

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. I., 33 vjeç, banues në Fier.

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. I. dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, doza me lëndë të dyshuar cannabis, një sasi vaji hashashi, një grirëse hashashi dhe një sasi parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy