Bimë narkotike në oborr dhe kanabis në proces tharje në banesë/ Arrestohet 54 vjeçari në Mallakastër (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bimë narkotike në oborr dhe kanabis në proces tharje në banesë/ Arrestohet 54 vjeçari në Mallakastër (EMRI)

Një 54 vjeçar, i identifikuar si Foti Çaçaj është arrestuaar nga policia në Mallakastër.

 

Sipas një njoftimi për media, blutë bëjnë me dije se në oborrin e 54 vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan bimë kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Advertisement

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.

 

Njoftimi i policisë: 

 

Advertisement

Mallakastër/Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Operacioni policor i koduar “Gradishti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Mallakastër, në bashkëpunin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.

 

Advertisement

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe një rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

 

Kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, vihet në pranga 54-vjeçari.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe 3.5 kg lëndë narkotike, në proces tharjeje.

 

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike në proces tharjeje, asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike.

 

Advertisement

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gradishti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

 

-F. Ç., 54 vjeç, banues në Hekal, Mallakastër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 

Advertisement

Në oborrin e banesës së 54-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy