Zbulohet parcela me kanabis në Mallakastër/ Arrestohet 55 vjeçari, e pëson edhe i ati

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohet parcela me kanabis në Mallakastër/ Arrestohet 55 vjeçari, e pëson edhe i ati

Zbulohet një parcelë me kanabis në fshatin Klos të Mallakastrës.

 

Policia bën me dije se gjatë aksionit të uniformave blu janë gjetur dhe sekuestruar 20 fidanë kanabisi. Në pranga është vënë 55-vjeçari me iniciale A.Ç. ndërkohë që po hetohet në gjendje të lirë babai i tij 72-vjeçar.

 

Advertisement

Njoftimi i policisë:

 

Finalizohet pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar “Gryka”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden dhe sekuestrohen 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

 

Advertisement

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit, procedohet në gjendje të lirë babai i tij. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i një hetimi njëmujor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacionin policor i koduar “Gryka”.

 

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 55 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë, babai i tij, shtetasi S. Ç., 72 vjeç, banues në Klos, Mallakastër, pasi në fshatin Klos, në një parcelë rrushi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy