Policia ka arrestuar një shtetas i cili ishte në kërkim ndërkombëtar dhe duhet të ekstradohet drejt Italisë.

40-vjeçari me iniciale A. I. alias I. M., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Ai u ndalua teksa lëvizte me makinë në kryeqytet.

Ky shtetas, banues në Tiranë,  ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Salernos, Itali, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vite burgim.