I përqafuar me të ëmën dhe në pikëllim për humbjen e të atit. Janë këto pamjet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i cili ‘doli’ nga burgu për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij. Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit ndërroi jetë të martën. Lajmi u bë i ditur nga Tahiri, përmes një letre ku shprehte dashurinë dhe dhimbjen për humbjen e njeriut të tij të shtrenjtë.

 

 

Ish-ministri i Brendshëm përfitoi një leje prej 48 orësh dhe mundi të ishte i pranishëm në ceremoninë mortore të të atit. Ky i fundit ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare dhe mësohet se prej vitesh vuante nga leuçemia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";