
Ndërron jetë babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Bashkimm Tahiri, farmacist vdiq në moshën 73-vjec si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Përmes një letre të postuar në rrjetet sociale, Tahiri që vuan dënimin në burgun e Fierit, i jep lamtumirën babait të tij.
LETRA E PUBLIKUAR NGA SAIMIR TAHIRI NE RRJETET SOCIALE
Advertisement
Ish-ministri i Brendshëm Saimi Tahiri ka prekur me fjalët për ndarjen nga jeta të babait të tij.
O Ba, si nuk më prite?
Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.
AdvertisementTë ndritë shpirti atje lart!
Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më:
AdvertisementTë dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.