Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Ronida Hysën, infermieren e Spitalit Infektiv, e akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga Covid-19.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Ronida Hysës u ul në 4 vjet e 4 muaj burg. Infermierja u arrestua në janar 2021 pasi ajo u kallëzua nga djali i një pacienti që ndërroi jetë nga Covid-19.

Hetimi provoi se infermierja kishte tërhequr gati 60 mijë lekë në bankomatë të ndryshëm përmes kartës së pacientit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";