45 ditë burg për shoqet e Tires, të përfshira në zhvatjen e pacientëve tek “Shefqet Ndroqi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
45 ditë burg për shoqet e Tires, të përfshira në zhvatjen e pacientëve tek “Shefqet Ndroqi”

Gjykata ka lënë në burg 3 infermieret dhe sanitaren e Shefqet Ndroqit, të cilat ishin të përfshira në skandalin e zhvatjes së parave tek pacientet dhe familjarët e tyre.

Togat e zeza vendosen  ‘arrest me burg’ me afat 45 ditë, raporton Vizion Plus.

Mira Bushi, Sheqerie Koçi, Sidorela Çela dhe sanitarja Rukije Hoxhaj akuzohen për shpërdorim detyre dhe zhvatje parash pasi bashkëpunuan me ish-sanitaren Tire Alldervishi.

Sanitarja Rukije Hoxhaj është shprehur se nuk është bashkëpunëtore e Tires. Ajo ka deklaruar para gjyqtares se nuk ka marrë asnjë lekë nga Tirja, por ka punuar me ndershmëri.

Advertisement

Në seancën gjyqësore, organi i akuzës deklaroi se tashmë ka nisur hetimi edhe për ushqimin që futej nga familjarët brenda spitalit të izoluar.

Nga ana tjetër, pala mbrojtëse e infermieres Çela, kërkoi lirimin e klientës së saj. Sipas saj hetimi duhet nisur fillimisht për mjekët dhe më pas për infermieret dhe sanitaret. Por prokuroria deklaroi se janë faktet qw regojnë se Çela merrte lekë në këmbim të përdorimit të celularit nga pacientët.

Ndëkohë sot gjykata e Apelit kunder krimit dhe korrupsionit liroi nga burgu infermieren e Infektivit e cila I vodhi 80 mijë lekë nga pacienti që ndërroi jetë. Ronida Hysi iu caktua arrest shtëpie për shkak se ka një fëmijë të vogël dhe eshte e divorcuar.

 

Advertisement

 

LIHEN NE BURG SHOQET E TIRES

 

TRE INFERMIERET DHE NJE SANITARE, 45 DITE NE QELI

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy