Imuniteti natyror i krijuar nga sars covid 2, mbron nga riinfektimi dhe varianti i ri delta. Ky është konkluzioni i studimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Indi ku u konkuldua se mbrojtja është rreth 100%.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti  e argumenton këtë studim me faktin se përpos qarkullimit në masë të këtij varianti në indi, riinfektimet kanë qënë në shifra minore.

Sa i përket dyshimeve të autoriteteve për praninë e variantit delta në shqipëri,  epidemiologu Artan Simaku, pohon se me shumë gjasa ai është në qarkullim, marrë shkasë nga  rritja e rasteve të reja ditëve të fundit, qarkullimi i mutacionit Delta në vendet fqinjësi dhe lëvizja e turistëve gjatë sezonit .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Referuar të dhenave që ka organizata botërore e shëndetësisë, varianti delta pritet të jetë mbizotërues gjatë stinës së vjeshtës në Europë.