Studimet e fundit: Sa është vërtet i mbrojtur kush ka bërë vaksinën anti-Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimet e fundit: Sa është vërtet i mbrojtur kush ka bërë vaksinën anti-Covid

Sipas një studimi të sapo publikuar në “New England Journal of Medicine” të kryer në SHBA mbi kujdesin shëndetësor, vaksinat “Pfizer” dhe “Moderna” kanë qenë  91% efektive në parandalimin e infeksioneve me dy doza dhe 81% pas një doze.

Midis pjesëmarrësve, ngarkesa mesatare virale ishte 40% më e ulët tek pjesëmarrësit pjesërisht ose plotësisht të vaksinuar, krahasuar me pjesëmarrësit e pavaksinuar.

Për më tepër, rreziku i simptomave të etheve ishte 58% më i ulët dhe kohëzgjatja e sëmundjes, ishte më e shkurtër, me 2.3 ditë më pak qëndrimi në shtrat.

A ka njerëz që janë më të predispozuar të infektohen pas vaksinimit?

Advertisement

Deri tani nuk dihet, sepse ekzistojnë, siç ndodh me sëmundjet e tjera infektive, një “korrelacion mbrojtës”, domethënë një nivel numerik i matshëm i përgjigjes imune mbi të cilin jemi të mbrojtur dhe nën të cilin jemi, jemi përsëri të ndjeshëm.

A mbron më pak doza e parë?

Me variantin “Alpha” pas dozës së parë, ju jeni më pak të mbrojtur, edhe nëse keni akoma një nivel të mirë mbrojtjeje nga format e rënda të sëmundjes (deri në 80%). Nëse flasim për forma të lehta, pas dozës së parë, mbrojtja varion nga 50-60% te “AstraZeneca”, deri në 70-75% te “Pfizer”. Kjo është e vërtetë për të paktën dy javë pas injeksionit të parë.

Çfarë ndryshon në praninë e varianteve?

Advertisement

Kundër variantit “Alpha” ekziston një nivel i mirë i mbrojtjes nga sëmundjet e rënda dhe infeksionet, ndërsa ndaj variantit “Delta”, mbrojtja për vaksinat “Pfizer” dhe “Moderna” bie nga 90-95%, në 85-90%.

Që do të thotë, se 10-15% e atyre që janë plotësisht të vaksinuar, mund të infektohen. Për “AstraZeneca”-n, nga një nivel 70-75%, ajo bie në 65-70%. Me vetëm një dozë kundër “Delta”-s, ka një kolaps: me “Pfizer” arrihet vetëm 30% efektivitet dhe me “AstraZeneca”-n 20%.

Prandaj, 70-80% e njerëzve mund të infektohen (dy javë pas injektimit, sepse para kësaj, organizmi është ende “i virgjër” nga pikëpamja imunologjike.

A ekziston rreziku që të përfundojmë në terapi intensive?

Advertisement

Njerëzit e vaksinuar rrezikojnë të infektohen dhe të kenë një sëmundje të lehtë, por ato rrallë do të përkeqësohen, aq sa, nëse shikoni të dhënat britanike të këtyre ditëve, mund të shihni se, pavarësisht nga dominimi i “Delta”-s, në 20-25 mijë infeksione, ka mesatarisht 15-20 vdekje dhe pak shtrime në spital në njësitë e terapisë intensive.

Nëse do të kishte pasur një rritje të ashpërsisë së sëmundjes tek njerëzit e vaksinuar për shkak të variantit “Delta” (i cili tashmë është i përhapur për më shumë se një muaj), ne do të kishim parë një rritje të dukshme të pranimeve dhe vdekjeve në spitale.

Këto të dhëna, na tregojnë pa mëdyshje se, edhe me variantin “Delta”, në një popullsi kryesisht të vaksinuar me 1-2 doza (siç është ajo e Britanisë së Madhe), njerëzit mund të infektohen, por vdekshmëria dhe stresi në pranimet në spitale bien në nivelet e një gripi.

A ndikon data e vaksinimit në mundësinë e infektimit?

Advertisement

Jo: të parët që u vaksinuan ishin mjekët që përfunduan në fund të janarit, katër deri në gjashtë muaj pasi doza e parë është koha më e mirë për t’u mbrojtur.

Nëse infektohem dhe jam vaksinuar më pas, a mund të infektoj njerëz të tjerë?

Derisa nuk ekzistonte varianti “Delta”, kishte shumë pak raste të infeksionit mes të vaksinuarve, tani ka pak më shumë në Angli, por ende nuk ka shumë të dhëna, kështu që supozohet se rreziku i ngjitjes ekziston, edhe pse një i vaksinuar është ndoshta më pak ngjitës sesa një i pavaksinuar.

Kush është më i mbrojtur dhe kush më pak: a mund të kemi një përgjigje të fortë imunitare?

Advertisement

Në rend ngjitje në një shkallë, nga 1 në 100, mund të themi se, me variantin “Delta”, ata që nuk janë vaksinuar, kanë mbrojtje zero, ata që kanë marrë një dozë janë të mbrojtur 20-30%, ata që janë kuruar 60-70%.

Ndërkohë, kush ka marrë dy doza të vaksinës, është 70-80% dhe kush ka pasur sëmundjen dhe më pas vaksinuar, është ndoshta 90%. Përgjigja më e mirë imune.(Gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy