Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se është e domosdoshme për SPAK e institucionet e drejtësisë të vazhdojnë punën për të zbardhur përgjegjësit e aferës së inceneratorëve.

 

Në një dalje për media nga selia e partisë, Meta tha se përgjegjësit e kësaj afere janë në krye të qeverisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kreu i PL-së thotë se duhet të shpëtohet sa më shumë të jetë e mundur paraja publike.

 

Qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm vazhdojnë e paguajnë për një shërbim që nuk jepet për një shërbim që nuk ekziston.  Është e domosdoshme për SPAK e institucionet e drejtësisë të vazhdojnë punën për të zbardhur përgjegjësit e aferës së inceneratorëve që janë në krye të qeverisë, më i plotëfuqishmi që garantoi 17 leje në më pak se një orë mbledhje qeverie. Të shpëtohet sa më shumë të jetë e mundur paraja publike dhe taksat e qytetarëve që paguhen dhe tani që ne flasim.”, tha Meta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";