“Rama shporru”/ Meta nga protesta për inceneratorët: SPAK të bëj detyrën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rama shporru”/ Meta nga protesta për inceneratorët: SPAK të bëj detyrën

Kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta në protestën e e zhvilluar ditën e sotme tek Inceneratori i Tiranës ku nuk I ka kursyer akuzat dhe sulmet ndaj qeverisë Rama dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

 

Me tone të ashpra, Meta reaguar edhe ndaj SPAK të cilin e akuzoi se nuk dërgon para drejtësisë Edi Ramën dhe Erion Veliajn që sipas tij kanë firmosur dokumentet e inceneratorëve.

 

Advertisement

“Drejtësia dhe SPAK të heqin shaminë që Rama dhe Veliaj i kanë vënë tek sytë. Të bëjnë detyrën. Mjaft më me drejtësi me regji. Në gjashtë vite Shqipëria është përkeqësuar në gjashtë vende sa i takon luftës kundër korrupsionit. Ramaforma është kapja e drejtësisë për fyti. Prangos fukarenjtë për një faturë energjie dhe merr urdhra për t’u marrë me opozitën dhe për të mbyllur sytë nga kjo aferë kriminale.

Ndaj tashmë është e tejkaluar, Rama shporru. Ne sot vazhdojmë denoncimin e aferës më të zezë 430 mln euro të provuar që pluralizmi ka parë, kjo zhvesh lakuriq shtetit. Të babëzitur nga vjedhja bënë 17 vendime të paligjshme në një ditë. Kemi një qeveri që nuk kontrollon qëllimisht një vjedhje që shkon në xhepat e tyre për të blerë zgjedhjet”- tha Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy