Mazhoranca socialiste ka miratuar shtyrjen e afati për ligjin e Investimeve Strategjike deri në fund të 2024-ës, duke anuluar planin fillestar për ta shtyrë atë deri në fund të 2027-ës.

Lidhur me këtë, Gazment Bardhi, tashmë nënkryetar i Rithemelimit, u shpreh se ky është një ligj i sponsorizuar, dhe se në vend që t’i shërbejë interesit të qytetarëve, do t’i shërbejë atyre që sipas tij zaptojnë pronat shtetërore.

Nga një ligj që do i shërbente interesit publik, do i shërbejë vetëm atyre që zaptojnë pronat dhe pastrojnë paratë e krimit dhe korrupsionit. Kërkoj përgjegjshmëri nga deputetët e mazhorancës, nuk janë aty për t’i shërbyer Pëllumb Gjokës apo elementëve të tjerë për ligje të sponsorizuar”, tha ai./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";