Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ta vuajë dënimin në burgun e Fierit.

 

Pasi Apeli i GJKKO e dënoi me 3 vite dhe 4 muaj burg, Tahiri u transferua në burgun 313 në kryeqytet, ku u vendos në godinën nr.2.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për arsye sigurie ai u la vetëm në një qeli, pasi në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, janë arrestuar shumë nga të burgosurit që ndodhen aty.