Saimir Tahiri kalon natën e parë në burg, lihet i vetëm në qeli për arsye sigurie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Saimir Tahiri kalon natën e parë në burg, lihet i vetëm në qeli për arsye sigurie

Aspak e qetë, madje e tensionuar ishte nata e parë në burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Edhe pse ai pretendoi deri në fund lirinë dhe pafajësine, Tahiri u arrestua në sallën e gjyqit dhe menjëherë pas veprimeve policore, u dërgua në dhomat e paraburgimit 313 në Tiranë duke kaluar natën e tij të parë pas hekurave.

 

 

Me cigare në xhep, të cilat ia siguroi avokati mbrojtës, Tahiri u izolua në godinën e re nr.2 të këtij burgu. Burimet thanë se për arsye sigurie ai është lënë i vetëm në qeli. Kjo për shkak të pozicionit që ka mbajtur më përpara si ministër i Brenshëm, e që mund të ketë shkaktuar armiqësi me të burgosurit e tjerë.

Advertisement

 

Tahiri  do të jetë nën vëzhgimin e autoriteteve për 10 ditë, ndërsa pritet që dhe dënimin ta kryer po te 313. Dhoma e tij është e pajisur me një krevat, tualet dhe komodinë. Sa i takon pajisjeve të tjera, si televizor apo frigorifet, ato priten që t’i dërgohen nga familjarët e tij pas 10 ditëve.

 

Burime brenda institucionit shprehen për “Vizion Plus” se Tahiri ka qenë i nervozuar, e megjithatë ai ka komunikuar me gardianët e burgut të cilët i ka përshëndetur.

Advertisement

 

Pasditen e të premtes, Apeli i Posaçëm dënoi me 3 vite e 4 muaj burg Saimir Tahiri, në kuadër të dosjes së Habilajve që akuzohen për trafik ndëkombëtar të drogës.

 

Në argumentimet e vendimit, gjykata u shpreh se është provuar lidhja e gjatë që Tahiri kishte me kushërinjtë e tij, Moisi dhe Artan Habilaj.

Advertisement

 

Sipas togave të zeza, këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit, madje u theksua se ish-ministri i Brendshëm ka përfitur pa të drejtë përfitime nga Habilajt.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy