Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës pas një hetimi disajavor.

47-vjeçarit iu gjetën 2000 fara cannabisi të cilat synonte t’i shiste me qëllim kultivimin.

“Gjatë operacionit “First Step” u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi T. (T.) M., 47 vjeç, banues në Gjirokastër”, njoftoi policia.

“Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 2000 fara cannabisi, të cilat synonte t’i shiste me qëllim kultivimin.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv