Kokainë dhe mijëra fara kanabisi, momenti kur policia kap në flagrancë 2 persona në Vaun e Dejës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kokainë dhe mijëra fara kanabisi, momenti kur policia kap në flagrancë 2 persona në Vaun e Dejës

Kristjan Kasneci dhe Françesk Malaj janë arrestuar nga policia në Vaun e Dejës. Në fshatin Kryebyshat, policia i ka bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Opel”, me drejtues Françeska Malajn dhe pasgjer Kristjan Kasnecin.

 

Nga kontrollet fizike ndaj 2 shtetasve dhe në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një pako me 1000 fara cannabisi dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, që posedoheshin nga këta shtetas, me qëllim shitjen.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 26 vjeç, banues në fshatin Bogë dhe K. K., 37 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy