Riljon Lala, i riu që u arrestua dy ditë me pare për armëmbajtje pa leje në zonën e “Ali Demit” ka arritur u arratis mëngjesin e të hënës nga komisariati numër 1 në Tiranë.

Sipas burimeve, rreth orës 08:00 efektivët e policisë e nxorën nga ambientet e komisariatit për ti marrë shenjat e gishtërinjve, ndërsa më pas30-vjeçari do dërgohej në Gjykatën e Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë.

Ai ishte i shoqëruar nga dy efektive ne momentin që u largua me shpejtësi

I riu u arrestua nga uniformat blu te dielën. Sapo pa policinë Riljon Lala hodhi armën në tokë dhe tentoi të largohej me vrap. Policia u njoftua nga qytetarët se 30-vjeçari po qarkullonte me armë zjarri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimi i kontrollit të brendshëm dhe ankesave nisi hetimet për efektivët e policisë, të cilët shoqëronin Riljon Lalën.

Ndërkohë gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për 30-vjeçarin.