Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi ka reaguar pasi Këshilli për Çështjet e Përgjithshme të BE nuk vendosi një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, duke shtyrë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Përmes një mesazhi në Twitter, Varhelyi vuri në pah përparimet e arritura muajt e fundit nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa theksoi se puna gjithsesi do të vijojë në Presidencën sllovene të BE, e cila nis në korrik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi.”