“Fillimi i negociatave me Shqipërinë, prioritet kyç për Bashkimin Europian”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Europian e ka bërë të qartë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të ndahen në rrugën e tyre drejt integrimit në union edhe pse procesi i zgjerimit bazohet në meritë.

Si rrjedhojë, mosmarrëveshjet për ccështjet historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, tashmë konsiderohen bllokadë jo vetëm për Shkupin por edhe për Tiranën.

Megjithatë, Komisioneri i Bashkimit Europian për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi është shprehur optimist se përpara samitit të ministrave të jashtëm në muajin qershor, ku do të vendoset për fatin e kornizave negociuese, pengesat do të tejkalohen. Këtë qëndrim, Varhelyi e përsëriti edhe kete te premte, gjatë vizitës zyrtare në kryeqytetin bullgar.

Advertisement

OLIVER VARHELYI

KOMISIONER I BE PER FQINJESINE DHE ZGJERIMIN

“Fillimi zyrtar i negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një prioritet kyç për BE dhe Konferencat e para Ndërqeveritare me të dyja vendet duhet të organizohen sa më shpejt të jetë e mundur, pas miratimit të kornizave negociuese nga këshilli. Po i afrohemi fundit të presidencës portugeze dhe keni shumë punë përpara për zgjerimin. Ne jemi këtu për të parë se si t’i çojmë gjërat përpara.”

Advertisement

Komisioneri Varhelyi dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva do të vizitojnë edhe Shkupin, ku do të takohen me presidentin e vendit, kryeministrin dhe ministrin e jashtëm.

Ka pasur edhe ide që, nëse Bullgaria nuk heq veton për Shkupin, negociatat të hapen vetëm me Shqipërinë. Por, disa shtete, nuk duan një skenar të tillë duke insistuar se Tirana dhe Shkupi, sipas vlerësimit të Komisionit Europian i kanë përmbushur të gjitha kriteret.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy