Vendim që të dëshpëron e quan kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përgjigjen “JO” të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave.

 

Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Zaev u shpreh se BE-ja duhet të gjejë rrugën sesi të mbajë premtimin, pa detyrimin që negociatat me BE-në të kthehen në negociata me Bullgarinë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai paralajmëroi se pas kaq shumë përgjigjesh negative, po lihen shtigje hapur për euroskeptikët.

 

“Ishim të vetëdijshëm në pritshmëritë tona, por vendimi i BE-së është një dëshpërim i madh por edhe një mos-sukses jashtëzakonisht i madh i politikës së BE. Vota e Bullgarisë për të mos lejuar kornizën negociuese, nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Identiteti kombëtar maqedonas nuk është e mundur të jetë temë dhe subjekt negociatash. Treguam guxim për të zgjidhur marrëdhëniet biletarale. Liderët evropianë duhet të marrin seriozisht idenë se dështimet e pafundme do të hapin derën dhe do të inkurajojnë euro-skeptikët. Duhet të gjendet formula sesi BE mund të mbajë fjalën. Unë nuk heq dorë lehtë, do të shkoj në Sofje sërish, sërish dhe sërish.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Zaev e konsideroi vendimin e BE-së të padrejtë veçanërisht për Shqipërinë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";