Doni të punoni në Greqi? Hapet më në fund dogana e Kapshticës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas më shumë se 6 muajsh grekët hapin në të dy anët kufirin me Shqipërinë, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korcë kur tha se nga dita e sotme e deri në 31 të këtij muaji, nga kjo pikë kufitare në drejtim të Greqisë mund të kalojnë nga ora 08:00 deri në 16:00 të gjithë ata shtetas shqiptarë të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal në vendin fqinj. 

Gjithnjë sipas të njëjtave burime, kuota ditore e përcaktuar nga pala greke është 400 persona, të cilët duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit në adresën http://www.travel.gov.gr dhe vetëm pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen të hyjnë në territorin helen.

Grekët nga ana tjetër bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhe nuk lejohet hyrja në Greqi të asnjë kategorie tjetër,përfshi këtu shërbim taksi, mjete të tonazhit të rëndë, apo shtetas me lejë qëndrimi, shtetas grek apo europian.

Advertisement

Nga ana tjetër hyrja nga Greqia në drejtim të vendit tonë do të vijojë për të gjithë kategoritë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy