Shumë pak hyrje nga Greqia në Shqipëri nëpërmjet Kapshticës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shumë pak hyrje nga Greqia në Shqipëri nëpërmjet Kapshticës

Numër i ulet hyrjesh nga Greqia drejt Shqiperisë gjatë 24 orëve të fundit. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë këtyre orëve nga vendi fqinj kanë hyrë 195 shtetas me 122 mjete.

Në këto kushte nga ana e policisë sonë Kufitare është punuar vetëm me 2 sportele, njëri prej të cilve për mjetet e tonazheve të rënda.

Nga ana tjetër në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit më shumë se 2600 shtetas.

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës është punuar me 4 sportele në hyrje dhe dalje.

Advertisement

Pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës vazhdon të përdoret nga shtetasit shqiptarë të cilët kalojnë tranzit në Maqedoninë e Veriut drejt Greqisë aty ku jetojnë dhe punojnë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy