Partia Socialiste i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës masë ndëshkimore për 4 deputetët demokratë, të cilët vijuan me skenarin e bllokimit të seancës plenare më 5 shkurt.

PS ka kërkuar përjashtimin e deputetëve Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi.

Seanca plenare e ditës së hënë u mbyll pas rreth 15 minutash, mes përplasjeve dhe tensioneve në sallë.

Deputetët e opozitës u përplasën me punonjësit e Gardës së Republikës në hyrje të Kuvendit, teksa disa prej tyre të përjashtuar, tentuan të hynin në ambinetet e Kuvendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas përplajses me Gardën, disa nga deputetët e opozitës arritën të hynin në sallë, ku bllokuan foltoren dhe shkaktuan sërish trazira.

Ndërkohë, pas 15 minutash, kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbylli seancën plenare.

“Këtu seanca mbyllet, do ju njoftohet seanca e radhës”, ka thënë Nikolla.

PAMJE NGA SEANCA PLENARE E 5 SHKURTIT 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe kjo seancë ishte në vazhdim të seancave të mëparshme, ku opozita ka bllokuar Kuvendin dhe punimet nuk kanë zgjatur më shumë se disa minuta./vizionplus.tv