Partia Socialiste kërkon masë disiplinore për dy deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Petrit Doda, pas tensioneve të krijuara në sallën e kuvendit gjatë seancës plenare.

Gazetarja e Vizion Plus, Enkeleda Mema mëson se Sekretariati​ i Etikës në Parlament do të mblidhet këtë të premte, në orën 15:30, për të marrë një vendim mbi kërkesën e mazhorancës.

Ndërkohë, dy ditë mëparë deputeti demokrat Gazment Bardhi u përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi.

Po ashtu, janë përjashtuar për 20 ditë deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";